Presidenti francez kërkon rol kryesor në strategjinë bërthamore të BE-së

07 shkurt 2020 | 15:23

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbështetur një strategji më të koordinuar të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, në të cilën Franca, fuqia e vetme bërthamore e bllokut, do të mbante një rol qendror.

Duke iu drejtuar oficerëve ushtarakë që u diplomuan në Paris, Macroni ka theksuar se Franca i konsideron armët bërthamore të vendit, si një pengesë kundër sulmeve nga armiqtë, megjithëse ai e pranoi se mundësia bërthamore e Francës është zvogëluar, pasi ushtria e saj u ka ulur arsenalin e saj nën 300 armë bërthamore.

Në këtë fazë, Macroni nuk ka pranuar të nënshkruajë ndonjë traktat për të ulur më tej arsenalin francez.

Ai ka njoftuar një rritje të shpenzimeve ushtarake dhe e ka pozicionuar vendin e tij, si një forcë lëvizëse për një BE të bashkuar.

“Evropianët duhet të kuptojnë, se në mungesë të një kornize ligjore, ata mund të gjenden shpejt të ekspozuar ndaj rifillimit të një gare bërthamore, në tokën e tyre”, ka thënë Macroni.

Ideja kryesore në fjalimin e tij, ishte ajo e një politikë më të koordinuar të mbrojtjes evropiane.

Macroni ka thënë se strategjia e bashkuar do të parandalonte që Evropa të “kufizohet në një rol spektatori”, në një mjedis të dominuar nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Vitin e kaluar, Rusia dhe ShBA-ja janë tërhequr nga një traktat i Forcave Bërthamore (INF), që datonte nga epoka e Bashkimit Sovjetik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se…