Osmani e informon ambasadorin francez për konsultimet me partitë politike për konstituimin e Kuvendit

07 korrik 2025 | 15:00

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Guerot kanë diskutuar edhe lidhur me konsultimet që ka zhvilluar presidentja me subjektet politike në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka ritheksuar se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Në takim është diskutuar edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ka folur sot në…