Osmani e pret me ceremoni shtetërore, presidenti Meta bën shqiponjën në Prishtinë

22 korrik 2022 | 09:49

Me ceremoni shtetërore presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij.

Pas intonimit të himneve shtetërore, Meta gjatë kalimit para gjatë gardës ceremoniale bëri edhe simbolin e shqiponjës.

Pas takimit ku mediat mund të marrin vetëm pamje, Osmani dhe Meta do të kenë edhe konferencë të përbashkët për mediat.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në orën 11:05 do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ndërsa në 11:50 Meta do të adresohet me një fjalim në një seanca të veçantë para deputeteve të Kuvendit.

Në 12:15 presidenti shqiptar do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron në Kosovës me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faik Konica përfaqësoi një personalitet unik sa kontradiktor, poliedrik dhe…