Osmani e quan çështje të mbyllur zhvendosjen e fotografisë së presidentit Thaçi

10 shkurt 2020 | 13:18

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sërish sot e ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, me arsyetimin se kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka zhvendosur fotografinë e presidentit Hashim Thaçi.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se PDK-ja ka filluar të bëjë bojkot që nga 3 shkurti kur është formuar Qeveria.

Osmani ka thënë se fotografia e presidentit Thaçi është zhvendosur në pozitën e përcaktuar me ligj.

“PDK-ja ka filluar bojkotin më 3 shkurt nga institucionet. Është bojkot politik dhe nuk ka të bëjë me fotografinë. Çështja e fotografisë është e mbyllur. Deputeti zgjidhet për interesa të qytetarëve, shpresoj që do ta ndryshojnë këtë qasje. Të arrijmë unitet për proceset e shtetit. PDK e dinë se ne nuk kemi hezituar asnjëherë për vendime të rëndësishme”, u shpreh Osmani.

“Nëse duan të gjejnë arsye se si e dekorojë unë zyrën time, por bojkoti i tyre është politik. Pse e bëjnë këtë bojkot dhe tentojnë të bllokojnë punën e institucionit është çështje e tyre”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani ishte duke fituar me rezultat 2-0 kundër Interit pas…