Ibra: Vështirë ta shpjegosh se çfarë ndodhi

10 shkurt 2020 | 13:18

Milani ishte duke fituar me rezultat 2-0 kundër Interit pas pjesës së parë, por në pjesën e dytë Interi u rikthye dhe shënoi katër gola.

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq që shënoi një gol në ketë ndeshje, ka thënë se është e vështirë ta shpjegosh atë se çfarë ndodhi në këtë ndeshje.

“Është e vështirë ta shpjegosh se çfarë ndodhi. Në pushimin mes pjesëve i thamë vetes tonë se 15 minutat e para në pjesën e dytë do të jenë vendimtarë dhe në atë periudhë 15-minutëshe ne i pësuam dy gola. Ne u ndalëm, ekipi nuk besoi më, nuk bëri presion më dhe nuk e lëvizi topin përreth mjaftueshëm. Pas barazimit, çdo gjë dështoi”, ka deklaruar Ibrahimoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot…