Osmani fajëson bandat kriminale, Vuçiqi do tërheqjen e kryetarëve

01 qershor 2023 | 16:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë akuzuar njëri-tjetrin për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.

Osmani ka fajësuar “bandat kriminale” serbe për dhunën atje, ndërsa Vuçiqi ka thënë se zgjidhje e krizës do të ishte tërheqja e kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe, raporton “Rel”.

Osmani dhe Vuçiq kanë marrë pjesë në një samit evropian në Kishinjev të Moldavisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimet e futbollistëve nga skuadra e Dritës nuk kanë të…