Osmani: Inovacioni ka një rol përmbajtësor në zhvillimin e vendit

19 shkurt 2024 | 12:19

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në një promovim të një produkti inovativ të kompanisë Gjirafa, tha se është kënaqësi të promovosh produkt inovativ që, njëherësh, është edhe shenjë identifikuese e shtetësisë sonë.

“Vërtetë kënaqësi për të promovuar një produkt inovativ të kompanisë Gjirafa, që shënon shenjë identifikuese e shtetit tonë. Çdo ditë e më shumë po bëhet imazhi ynë. Gjirafa është një ndër rrëfimet e suksesit që nuk është më vetëm e jona, kjo tregon që Kosova mund të tregojë më shumë se kaq”, tha e para e vendit.

Osmani më tej tha se inovacioni ka një rol përmbajtësor për zhvillimin e ekonomisë së vendit, duke shtuar se tregu ynë do t’i sjellë fitim jo vetëm shtetit tonë, por do të ndikojë direkt në jetën e qytetarëve tanë.

“Kosova është e interesuar të lidhet sa më shumë me tregun evropian dhe Carvago është një mundësi e tillë. Është kënaqësi që sot bashkëpunimi me Çekinë e thellon partneritetin tonë, me një shtet që ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, që ka qenë jo vetëm katalizator ekonomik, po edhe katalizator që të rinjtë tanë të ecin lirshëm drejt Evropës”, tha mes tjerash në fjalën e saj, presidentja Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një bashkëpunim të fuqishëm, Kompania kosovare e teknologjisë Gjirafa…