Bujar Osmani: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në rrugën evropiane

23 prill 12:34

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se janë të gatshëm ta ndihmojë Kosovën drejt integrimit në BE.

Pas takimi me ministren me kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvalla, ai ka deklaruar se do t’ia vënë në dispozicion Kosovës njohuritë dhe përvojat për anëtarësimin në BE.

“Ambicia jonë është integrimi i plotë i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe si vend negocues me BE-në dhe eksperiencë të gjatë në këtë drejtim jemi të gatshëm t’i vëmë në dispozicion të Kosovës të gjitha njohuritë dhe përvojat tona të deritanishme”, ka theksuar Osmani, në një konferencë për medie.

Kurse, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se ka nevojë për koordinim më të mirë mes dy qeverive për të lehtësuar qarkullimin e mallrave.

Ai ka vlerësuar se Kosova dhe Maqedonia janë duke lëvizur drejt të njëjtit cak, që është integrimi në BE.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nëpërmjet një njoftimi për…