Osmani kërkon drejtësi për viktimat e masakrës së Studimës

02 maj 2021 | 15:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar viktimat e masakrës së Studimës, në 22-vjetorin e kësaj masakre.

Me këtë rast, ajo ka thënë se 116 të masakruarit do të prehen qetësisht vetëm kur Serbia të gjykohet për krimin dhe të kërkojë falje për të.

“Duke kujtuar viktimat dhe tmerrin e kryer ndaj tyre nga regjimi serb, ne e mbajmë të gjallë kujtimin për viktimat, dëshmojmë për historinë e dhimbshme tonën, por edhe e ritheksojmë përkushtimin tonë që të mos reshtim së kërkuari drejtësi për to, derisa ajo të vihet në vend. Vetëm atëherë ato do të prehen të qeta dhe ndërgjegjja jonë do të qetësohet. Vetëm kur drejtësia të vendosë me fuqinë e ligjit, kur shteti serb të gjykohet për krimin shtetëror dhe kur kërkimfalja të vijë nga pasardhësit e sotëm të regjimit të djeshëm të Milosevicit, viktimat e pafajshme do të prehen qetësisht”, është shprehur Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të krishterët ortodoksë festojnë të dielën Pashkët, ndonëse me organizime…