Osmani kërkon përkrahjen e Pahorit për liberalizim të vizave

29 nëntor 2021 | 11:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar presidentit slloven Borut Pahor  përkrahjen për liberalizim të vizave.

Ajo ka thënë se vonesa e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës po e dëmton kredibilitetin e BE-së.

“Nuk ka rrugë tjetër përpos Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dy organizmat ku ne e kemi vendin. Dua ta potencoj sërish që liberalizimi i vizave është vonuar, dhe kjo dëmton kredibilitetin BE-së. Ky liberalizim duhet të ndodhë sa më parë. Për këtë e falënderoj Pahorin për mbështetjen e tij të fuqishme dhe t’i kërkoj përkrahjen që t’i bind ato pak shtete që kanë hezitime sa i përket këtij procesi”, ka thënë Osmani pas takimit me presidentin slloven .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Marrëdhënia mes DJ PM dhe Sarah duket…