Osmani kërkon që të rritet efektiviteti i organeve gjyqësore në kohë pandemie

04 shtator 2020 | 12:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Në takim është biseduar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e saj.

Wigemark ka përgëzuar kryetaren Osmani për miratimin ne Kuvend të Ligjit për pandeminë, me të cilin sigurohet baza ligjore për menaxhim më efikas të kësaj situate.

Shefi i EULEX-it ka shprehur shqetësimin për dinamikën e ulët të proceseve gjyqësore gjatë kohës së pandemisë.

Teksa kryetarja Osmani potencoi se mbrojtja e të drejtave të palëve në procese gjyqësore dhe evitimi u vonesave është me rëndësi në kohë pandemie.

Në këtë kontekst është përmendur edhe çështja e zgjedhjes së avokatit të popullit.

Të dy palët u dakorduan që ky proces duhet të shoqërohet me respektim të bazës ligjore, në mënyrë që në krye të këtij institucioni të vihet person i përgatitur profesionalisht dhe me integritet.

(A.M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu po përballet me një…