Osmani – komisionerit të BE-së: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat tani

08 tetor 2020 | 12:11

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e pritjes së komisionerit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyin.

Në fjalimin e saj, Osmani ia përmendi komisionerit liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që sipas saj, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, madje këtë ajo tha se e ka pranuar edhe Komisioni Evropian.

Mosliberalizimi i vizave, sipas Osmanit, nuk i bën nder as Komisionit Evropian e as BE-së në përgjithësi. “Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat tani”, tha kryekuvendarja në përfundim të fjalimit të saj, para se t’i ofronte mirëseardhje komisionerit Varhelyin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dëshmimit për të gjashtë herë të votimit të Projektligjit…