Osmani: Kosova, e gatshme t’i bashkohet BE-së

25 gusht 2025 | 13:34

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për transmetuesin polak “TVP World” në Alpbach, ka thënë se Kosova është në linjë me Bashkimin Evropian, dhe se vendi ynë është 97/100 për qind gati t’i bashkohet BE-së.

Derisa sa i përket çështjeve politike që Kosova t’i bashkohet BE-së, Osmani ka thënë se këtu vendi ynë has në më shumë telashe, pasi ka ende pesë shtet mosnjohëse të BE-së karshi Kosovës.

“Ka shumë njerëz që janë të frustruar, por ne nuk e humbim durimin, përkundrazi do punojmë më shumë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet, duke përmendur këtu Serbinë fqinje, e cila nuk ka sanksionuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, e që sipas Osmanit, shteti serb është po ashtu shtet agresiv.

Osmani ka folur edhe për lëvizjet që është duke i bërë Rusia, ku sipas saj, ky shtet kërkon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani ka thënë se nuk është aspak e lehtë për Kosovën të ketë një fqinj mizor, dhe që kërkon ta destabilizojë rajonin.

Pavarësisht kësaj, ajo ka thënë se Kosova është vend tejet i sigurt, pavarësisht rreziqeve që i imponohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i Luganos, Albian Hajdari pritet t’i bashkohet Hoffenheimit. “Blick”…