Osmani: Kosova, projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane

17 dhjetor 2021 | 10:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Republika e Kosovës është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane.

Në adresimin vjetor para deputetëve, ajo ka thënë se Kosova meriton mbështetej e pakursyer të aleatëve të saj.

“Ne jemi të lumtur që mund të themi se Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane dhe evropiane si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pas nesh.  Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë sepse ajo këtë vit e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme prandaj pata nderin që me krenari ta prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden. Vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin euro-atlantik”, ka deklaruar Osmani.

Në këtë adresim, ajo ka folur për angazhimin e saj si udhëheqëse e politikës së jashtme përgjatë vitit 2021.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i kombëtares së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, foli…