Osmani, LDK-së: Dua t’i shoh votat që më shkarkuan nga nënkryetarja
27 qershor 2020
| 15:12
Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, dhe deri në fundjavën e kaluar edhe nënkryetare e LDK-së, i është drejtuar partisë së saj me anë të një letre, duke i kërkuar qasje në procesin e votimit që çoi në shkarkimin e saj.
Në letrën të cilën Gazeta Online Reporteri.net, ka arritur ta sigurojë nga burime brenda Kryesisë së LDK-së, Osmani kërkon t’i jepet dokumentacionini që dëshmon rezultatet e votimit dhe evidencën e secilës votë veç e veç.
Letra është dërguar më datë 25 qershor.




