Osmani: Loja e sontme shembull se kur nuk dorëzohesh, arrihet suksesi

09 shtator 2023 | 23:12

Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Përkundër se ishte dy herë në disavantazh, Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të nxirrte një barazim.

Pas ndeshjes, ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila u shpreh se kjo ndeshje kishte emocione të mëdha

“Emocione të mëdha. Loja e sontme është nga ata shembujt që kur nuk dorëzohesh, suksesi është i pashmangshëm. Sportistët tanë me vite me radhë kanë qenë ambasadorët më të mirë të vendit. Këtë e dëshmuan edhe sonte. Sukseset e tyre po vazhdojnë”, u shpreh Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enis Bardhi shënon golin e barazimit në Shkup, në stilin…