Osmani: Mbështetja e ShBA-së ka qenë prezentë në çdo hap të shtetndërtimit tonë

21 mars 2024 | 11:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmëssekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të ShBA-së, Todd D. Robinson.

Osmani ka deklaruar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë prezentë në çdo hap të shtetndërtimit të Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për medie në Prishtinë, Osmani e konsideron si të rëndësishme anëtarësimin e Kosovës në organizatën Ndërkombëtare e Policisë Kriminale INTERPOL.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Byrosë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të ShBA-së. Mbështetja e ShBA-së ka qenë prezentë në çdo sektor dhe çdo hap të shtetndërtimit tonë. Ndihmëssekretari ka qenë ndër njerëzit që ka dhënë këtë kontribut gjatë viteve. Siç e dini Kosova u detyrua që të fillonte nga zero, por me ju dhe ndihmën tuaj kemi arritur të sjellin programe të cilat kanë qenë vendimtare në projektet tona të përbashkëta në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe forcim të ligjit. Këto suksese janë dëshmi e bashkëpunimit me partnerë. Disa nga arritjet e kanë vulën e Byrosë që udhëheq ndihmëssekretari, duke përfshirë edhe themelimin e Policisë së Kosovës, po ashtu edhe Agjencisë Kosovarë të Forenzikës, Inspektoratit të Policisë…”, ka thënë ajo, raporton “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Manchester Cityt dhe Milanit, Robinho, është…