Osmani me shoqërinë civile: Kriza institucionale dëmton kredibilitetin dhe agjendën euroatlantike

05 qershor 2025 | 19:19

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësues të një grupi organizatash joqeveritare aktive në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbikëqyrjes institucionale.

Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, në fokus të këtij takimi ishte moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe ndikimi që kjo situatë ka në funksionimin e institucioneve demokratike dhe në jetën e qytetarëve.

Sipas Osmanit, vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton jo vetëm kredibilitetin e institucioneve, por edhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

“Në këtë drejtim, Presidentja ripërsëriti përkushtimin e saj për të garantuar funksionalitet institucional dhe për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së me të akuzuar Hashim…