Osmani: Mirëpresim sanksionet e SHBA-së ndaj krimit të organizuar

08 dhjetor 2021 | 21:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar më 8 dhjetor, pasi që Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë, të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Osmani ka shkruar në “Twitter”, duke thënë se i mirëpret sanksionet e SHBA-së ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij transicional për krim të organizuar nga veriu i Kosovës.

“Institucionet e Kosovës janë krejtësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të garantuar që rajoni unë nuk do të bëhet parajsë për grupe të këtilla kriminale”, ka shkruar presidentja Osmani.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka vënë në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, ndryshe partisë kryesore serbë në Kosovë, MIllan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

Me futjen e tyre në listë të sanksioneve, prona e tyre kryesisht bllokohet dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet të bashkëpunojnë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e fundit e grupeve midis Zenit dhe Chelseat ka…