Osmani: Ndihma e Japonisë për t’i përballuar pasojat e Covid-19 ka ardhur në kohën e duhur

03 korrik 2020 | 14:50

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawara, ka thënë se ndihma e Japonisë për t’i përballuar pasojat e pandemisë Covid-19 është e çmueshme dhe ka ardhur në kohën e duhur.

Ajo ka falënderuar shtetin japonez për ndihmat dhe ka thënë se bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë duhet të jetë prioritet.

“Është mirë që kemi mbështetjen e një shteti mik si Japonia në këto kohë të vështira”, ka thënë Osmani, duke kërkuar që bashkëpunimi në këtë sferë të vazhdojë edhe më.

Në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë e investimeve në infrastrukturën shëndetësore me qëllim që të krijohen kapacitete të duhura për preventivë, përtej reagimit emergjent.

Palët kanë diskutuar edhe për mundësitë e shkëmbimit ndërmjet të dy shteteve, si në fushën e digjitalizimit apo teknologjisë, me fokus të posaçëm në burimet e ripërtërishme të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pistën e Zeltweg është zhvilluar të premten sesioni i…