Osmani në 27-vjetorin e masakrës së Lybeniqit: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja e shqiptarëve

01 prill 2026 | 13:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në 27-vjetorin e masakrës së Lybeniqit të Pejës.

Gjatë deklarimit për medie, Osmani ka theksuar se në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar gra shtatzëna, foshnje në barkun e nënës e të moshuar.

Ajo ka thënë se në këtë vend është shpërfaqur në mënyrë më mizore qëllimi i regjimit gjenocidal serb.

E para e vendit ka thënë se qëllimi i Serbisë ishte që ta shfaroste popullin shqiptar.

Ajo ka thënë se në këtë vend është shpërfaqur në mënyrë më mizore qëllimi i regjimit gjenocidal serb.

E para e vendit ka thënë se qëllimi i Serbisë ishte që ta shfaroste popullin shqiptar.

“Këtu u vranë e u masakruan edhe gratë shtatzëna, këtu u vranë edhe foshnjat në barkun e nënës e këtu u vranë edhe të moshuarit që nuk mund të lëviznin. Këtu u shpërfaq në mënyrë më mizore qëllimi i regjimit gjenocidal serb. Qëllimi ishte që ta shfaroste popullin shqiptar nga faqja e dheut”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ftuar në studion e “Wake Up” së fundmi ka…