Osmani: Në Hagë po gjykohen padrejtësisht proceset tona jetike – liria dhe pavarësia

16 shkurt 2026 | 13:54

Në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të prof. dr Ahmet Shalës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se gjykimi në Hagë është i padrejtë duke theksuar rëndësinë historike të lirisë së Kosovës dhe sakrificën e brezave që udhëhoqën luftën çlirimtare.

“Kosova pati bijë e bija që udhëhoqën luftën tonë çlirimtare dhe i dolën zot atdheut, duke dëshmuar se liria ishte më e shtrenjtë se vet jeta. Këtë histori, këtë të vërtetë dhe këtë triumf ne duhet ta mbrojmë me krenari në çdo vend të botës, sepse UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj. Por për ta mbrojtur të vërtetën, duhet edhe ta shkruajmë atë. Ky libër i autorit Ahmet Shala, ‘Kur heshtja flet’, flet jo vetëm për luftën tonë, por edhe për gjykimin e padrejtë që po bëhet ndaj proceseve tona jetike, ndaj lirisë dhe pavarësisë sonë dhe përpjekjeve për çlirim që u ndërmorën në shërbim të lirisë dhe mbijetesës së popullit tonë”, tha Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…