Osmani në Turqi për Forumin Diplomatik të Antalisë

01 mars 2024 | 11:14

Me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

Gjatë Forumit, presidentja Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Përgjatë punimeve të Forumit, Osmani do të takohet edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të forumit.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetëm do t’i zhvillojë punimet prej 1deri më 3 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të filluar vizitën e tij të parë zyrtare në…