Osmani nesër mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

19 nëntor 2025 | 22:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Klan Kosova merr vesh se takimi është thirrur për në orën 10:30.

“Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Takimi do të mbahet më 20 nëntor 2025”.

Ky zhvillim vjen pasi në seancën e sotme, i mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në Pressing po diskutohet për seancën e sotme, ku…