Osmani nuk tregon a do të vazhdojë të jetë anëtare e LDK-së

22 qershor 2020 | 13:32

Dy ditë pas shkarkimit të saj nga pozitat udhëheqëse në LDK, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka treguar se a do të vazhdojë të jetë anëtare e thjeshtë e partisë së Isa Mustafës.

E pyetur nga “Kosovapress” për këtë çështje, Osmani duke mos dashur të përgjigjej ka thënë se e rikonfirmon secilën fjalë që e ka shkruar të shtunën në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, ka thënë ajo pas vizitës në Obiliq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë nisur të hënën bisedimet…