Osmani: Pas aktgjykimit të plotë të Kushtetueses caktohet data e zgjedhjeve

23 dhjetor 2020 | 17:56

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj për votën e deputetit Etem Arifi, ka përfunduar të mërkurën takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se posa të pranohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, Osmani do ta caktojë datën e zgjedhjeve.

“Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtjesore me të gjitha subjektet politike u.d. presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. U.d. presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim…