Osmani pas takimit me komandantin e KFOR-it: Partneriteti me NATO-n mbetet thelbësor për sigurinë në Kosovë

08 janar 2026 | 19:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se siguria në vend garantohet përmes angazhimit të përditshëm dhe partnerëve të besueshëm, duke vënë në pah rolin e KFOR-it dhe bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n.

Ajo i bëri këto deklarata përmes një postimi në Facebook, pas një takimi me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş.

Osmani e falënderoi komandantin Ulutaş, siç tha ajo për lidershipin e tij dhe për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim. Sipas saj, prania dhe angazhimi i KFOR-it mbeten faktorë të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në vend.

“Siguria garantohet me angazhim të përditshëm dhe partnerë të besueshëm. Në takim me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, e falënderova për lidershipin e tij dhe për rolin e KFOR-it në funksion të sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim. Bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon, e në veçanti përballë veprimeve të vazhdueshme destabilizuese të Serbisë”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka reaguar në…