Osmani pas takimit me kongresistin Sessions: Ligjvënësit amerikanë vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën

10 maj 2024 | 13:45

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas takimit me kongresistin Pete Sessions.

Përmes një postimi në “X”, Osmani ka theksuar se ishte kënaqësi ta takonte Sessions.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se ligjvënësit amerikan vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Kongresmenin Pete Sessions. Ligjvënësit amerikanë vazhdojnë të jenë një zë jetik për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

E para e shtetit, ka thënë se e vlerësojnë avokimin e Amerikës, “i cili ka qenë i cili ka qenë vendimtar në formësimin e së kaluarës së Kosovës dhe do të jetë thelbësore për të ardhmen tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet…