Osmani pas takimit me Spiropalin: Bashkëpunimi ynë është i pazëvendësueshëm

25 shkurt 2026 | 14:58

Pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë përshtypjet e saj.

Ajo treguar se gjatë takimit e ka falënderuar ministren Spiropali për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i jep Kosova.

Sipas Osmanit, marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë vetëm vëllazërore, por edhe strategjike, të natyrshme dhe të pazëvendësueshme.

Presidentja theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur bashkëpunojnë për interesat e tyre shtetërore, për paqen dhe për një të ardhme më të sigurt në rajon dhe më gjerë.

“Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.  E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën dhe riafirmova se marrëdhëniet tona janë jo vetëm vëllazërore, por edhe strategjike, të natyrshme dhe të pazëvendësueshme.  Kosova dhe Shqipëria mbeten më të forta kur veprojnë së bashku për interesat tona shtetërore, për paqen dhe për një të ardhme më të sigurt në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin e Italisë…