Osmani për Alush Gashin: Na la në kohën kur shembulli i njeriut të dijes, urtësisë e përbashkimit na duhej më së shumti
Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi ndërroi jetë Alush Gashi.
Osmani ka thënë se Gashi i ka lënë në kohën kur shembulli i njeriut të dijes, të urtësisë e të përbashkimit na duhet më së shumti
“Profesor Alush Gashi na la. Na la në kohën kur shembulli i njeriut të dijes, të urtësisë e të përbashkimit na duhet më së shumti. Profesori i shquar i anatomisë, njeriu i përkushtuar ndaj dijeve, e zbërtheu anatominë tonë politike dhe, bashkë me prijësin tonë historik, Presidentin Rugova, i dha udhë vizionit për shtetin. Nga Shtëpia e vogël e Lidhjes së Shkrimtarëve në Prishtinë e deri te Shtëpia e madhe e Bardhë në Uashington e gjithandej globit, ai foli për Kosovën duke e gdhendur fjalën e duke e skalitur mendimin. Diplomat në sjellje, i urtë në mendim, njerëzor e i afërt me të gjithë, i fortë në qëndrime e në aleanca, ai na e la përfytyrimin e pashlyeshëm për shtetin. Ngushëllime të sinqerta për familjen Gashi dhe miqtë e bashkëpunëtorët e shumtë që sot përjetojnë dhimbje për këtë humbje të madhe. I përhershëm kujtimi për Ty, profesor Alush!”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.



