Hamza ngushëllon për vdekjen e Alush Gashit: Dha kontribut në shëndetësi, arsim dhe ndërtim të institucioneve
15 maj 2026
| 14:17
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi, i cili ishte edhe një ndër themeluesit e LDK-së.
Hamza ka thënë se Gashi ishte ndër figurat që dhanë kontribut në ndërtim të institucioneve të vendit.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit Alush Gashi. Prof. Gashi ishte një nga figurat e njohura të jetës publike, akademike dhe politike në Kosovë, me kontribut të gjatë në shëndetësi, arsim dhe në ndërtimin e institucioneve të vendit. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij politike”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.



