Conte drejt shkarkimit nga Napoli, Real Madridi vëzhgon situatën
15 maj 2026
| 14:10
Të ardhmes së Antonio Contes te Napoli po i vjen fundi. Ndonëse projekti nisi me synime të mëdha, dështimi në Champions League (eliminimi në grupe) dhe distanca prej 15 pikësh nga kreu i Serie A kanë thyer marrëdhënien mes trajnerit dhe drejtuesve.
Tensionet e brendshme dhe pakënaqësitë për merkaton kanë bërë që shkarkimi në fund të sezonit të jetë thuajse i pashmangshëm.
Ky lajm ka alarmuar Real Madridin, ndonëse nuk është favoriti kryesor, statusi i Contes si trajner i lirë e bën atë një opsion serioz për stolin e “Los Blancos” nëse vendosin për ndryshime gjatë verës.



