Osmani përkujton Betejën e Çabratit

07 maj 2025 | 11:58

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot Betejën e Çabratit.

Ajo ka thënë se Beteja e Çabratit është piedestali i qëndresës dhe lavdisë.

“Beteja e Çabratit është piedestali i qëndresës dhe lavdisë! Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb. Në atë betejë të lavdishme ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë. Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi. Lavdi dëshmorëve! Nderim për të rënët! Drejtësi për të pagjeturit!”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është për…