Osmani përkujton masakrën e Rahovecit

19 korrik 2023 | 13:08

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Rahovecit.

Më 19 korrik të vitit 1998, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht afro 150 gra, fëmijë e pleq, të strehuar në Teqen e Sheh Myhedinit në Rahovec, sikurse edhe në vendin e quajtur “Tuma”.

“Përkujtimi i sotëm nuk është vetëm një mundësi për ta kujtuar këtë ditë të trishtë, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t’i nderuar viktimat, por mbi të gjitha është thirrje për drejtësi. Kujtimi për jetët e humbura e të pafajshme do të jetë i përhershëm, teksa zëri ynë për drejtësi do të kumbojë, deri në triumfin e saj!”, është thënë në deklaratën e Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka konfirmuar sot (e mërkurë) zyrtarisht transferimin e mesfushorit…