Osmani: Po punohet për anëtarësimin në NATO, Serbia s’mund ta shemb kurrë Kosovën

04 prill 2022 | 16:10

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është duke u punuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ajo në një konferencë për media në lidhje me punën njëvjeçare si presidente ka thënë se proces ia anëtarësimit në NATO është shumë më i komplikuar.

“Anëtarësimi në NATO është proces shumë më i komplikuar sepse kërkon votim dhe vendim me unanimitet të plotë dhe në NATO janë ende katër shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. Hapat tanë natyrisht në radhë të parë janë sigurimi që t’i plotësojmë të gjitha kriteret për anëtarësim, e dyta synojmë të anëtarësohemi në PFP, por Kosova ende nuk ka marrë pjesë për t’u anëtarësuar”.

“Pas kësaj, natyrisht që këto katër shtete duhet të binden që mos ta bllokojnë Kosovën për anëtarësim në NATO. Është një proces më kompleks, por kjo s’do të thotë që ne të presim që gjithçka të rregullohet e tek pas 10 vjetësh të merremi me këtë punë, ne po merremi tashmë me këtë punë, si sa i përket kritereve, sa i përket rritjes së profesionalizmit dhe punës me shtete jo-njohëse, por edhe me partnerët tanë që kanë dëshmuar mbështetje të vazhdueshme”, ka thënë presidentja Osmani.

Më tutje, Osmani ka thënë se Serbia nuk do mund ta shemb kurrë Kosovës, edhe pas kërcënimeve që i bën vazhdimisht.

“Serbia ka kërcënuar gjithmonë dhe do të vazhdoj. Sikur t’i dëgjonim ato, Kosova kurrë s’do të shpallej shtet i pavarur dhe sovran. Ajo do të vazhdojë me punën dhe fushatën e tyre destruktive, por Kosovën si shtet nuk do mund ta shembin kurrë, sepse është projekt i përfunduar”.

“Natyrisht që duhet edhe shumë punë për të arritur numrin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, por kur ata thonë se do të rinisin fushatën e çnjohjeve, kërcënimet e tyre s’duhet të na ndalin”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI),…