Presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë

23 shkurt 2021 | 20:38

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se gjatë këtyre ditëve ka takuar ambasadorët e Quintit (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) si dhe atë të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, në të gjitha këto takime, është vlerësuar lart pjesëmarrja e madhe e qytetarëve të Kosovës në procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe vullneti i tyre i qartë për ndryshim.

“Qytetarët e kanë ndërtuar rrugën tonë përpara, nga e cila nuk do të devijojmë në asnjë moment e në asnjë rrethanë. Përgjatë viteve në vijim, prioritetet tona të do të jenë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë për çdo ditë, duke mbrojtur, në të njëjtën kohë, interesat e vendit tonë edhe jashtë kufijve e duke ndërtuar një imazh për shtetin me të cilin do të ndihen krenarë të gjithë qytetarët tanë por edhe aleatët tanë”.

“Presim që çertifikimi i rezultateve të ndodhë sa më shpejtë dhe të respektohen të gjitha procedurat ligjore në këtë proces, në mënyrë që konstituimi i institucioneve të ndodhë sa më parë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në historinë e saj mbi 30 vjeçare nuk mbahet mend…