Osmani: S’guxojmë ta ndalim hapin që e kemi nisur

08 mars 2021 | 15:28

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim nënat dhe fëmijët nga qendra “Autizmi flet”.

Me këtë rast, ajo ka thënë se nuk guxojnë ta ndalin hapin derisa shoqëria jonë të jetë e hapur për të gjithë.

“Lajtmotiv i 8 marsit është forca e gruas, qëndresa e përkushtimi. Sinonim dhe shëmbëlltyrë e këtyre grave janë nënat e fëmijëve me nevoja të veçanta. Bashkëbisedën e sotme me nënat nga qendra ‘Autizmi flet’, dhe me fëmijët e tyre margaritarë do ta mbaj përherë si udhërrëfyes e do të më shërbej përherë si rikujtim se kemi ende shumë punë për të bërë”.

“Derisa kjo shoqëri të jetë e hapur për të gjithë, derisa të gjithë të jemi të barabartë, deri atëherë s’mund dhe nuk guxojmë ta ndalim hapin që e kemi nisur, por të kujdesemi që tutje ta përshpejtojmë atë. Sepse vetëm kur sytë tanë të shohin atë çfarë nuk panë të tjerët deri më tash, e kur veshët dëgjojnë atë çfarë të tjerët e injoruan deri më tash, vetëm atëherë 8 Marsi bëhet festë, e çdo ditë do të jetë një arsye shtesë për të festuar progresin tonë, të arriturat tona dhe  mirëqenien në jetën tonë!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 1 person, child, standing and indoorMay be an image of child, standing and flowerMay be an image of child, standing and indoorMay be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në…