Osmani shkon në Danimarkë, merr pjesë në Samitin e Kopenhagës

14 maj 2024 | 08:22

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës. Ajo do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Në Samit, presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve të tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë.

Po ashtu, presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarisht qeveria serbe e Millosh Vuçeviç kërkoi raporte të mira…