Osmani: Shteti ka mbi gjysmë miliardi euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve

18 tetor 2020 | 17:09

Mbi gjysmë miliard euro ka arritur borxhi i shtetit ndaj kompanive dhe qytetarëve në vend. Këto borxhe janë në rritje vazhdimisht dhe kështu po kërcënohet seriozisht buxheti i shtetit.

Shqetësues gjendja mbetet që në disa organizata buxhetore dhe në Telekomin e Kosovës vazhdojnë të japin paga për punëtorë pa shkuar në punë fare.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, thotë se janë tri kërcënime serioze që po i bëhen buxhetit të shtetit nga borxhet e mëdha të shtetit ndaj qytetarëve dhe bizneseve, nga rënia e të hyrave buxhetore dhe nga borxhi i jashtëm.

Osmani në një intervistë për “KosovaPress” thotë se duke i llogaritur obligimet, sipas të gjitha bazave, operatorët ekonomikë dhe qytetarët kanë pretendime financiare ndaj qeverisë mbi 556 milionë euro që, sipas tij, ky trend është në rritje.

“Nëse këto tria nuk menaxhohen mirë, buxheti kërcënohet në mënyrë serioze dhe të bëhet i aftë për t’i financuar institucionet e shtetit. Fatkeqësisht, dy të fundit, borxhet kundrejt qeverisë nga bizneset dhe qytetarët po rriten prej 16-përqindësh në krahasim me vitin paraprak. Ky është një tregues shumë i dëmshëm, njëkohësisht është edhe një alarm për institucionet që kanë përgjegjësi ta përmirësojnë këtë. Përkundër kësaj, është treguesi tjetër që po rriten edhe borxhet e qeverisë ndaj bizneseve. Prandaj, me efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe të përmbaruesve, ne do të jemi në një pozitë kur qeveria duhet t’i paguajë këto borxhe, derisa në anën tjetër është në pozitë që nuk mund të inkasosh dhe në anën tjetër duhet t’i paguash. Në këtë formë natyrisht që vjen kërcënimi. Këto borxhe kanë kaluar shifrën prej 500 milionë eurosh. Borxhi i jashtëm është pak mbi 1 miliard euro”, ka thënë Osmani.

Në anën tjetër shuma e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve ndaj qeverisë është pothuajse e njëjtë me atë të vitit paraprak, mbi 637 milionë euro janë borxhe të pambledhura, nga të cilat në nivel qendror janë 452 milionë euro dhe në nivel lokal 185 milionë euro. Pjesa dërrmuese e borxheve të pambledhura ka të bëjë me ATK-në dhe Doganën, të cilat së bashku kanë 404 milionë euro borxhe të pambledhura apo rreth 64 për qind të shumës totale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për mungesën e…