Osmani takohet me presidentin e Finlandës: Folëm për zhvillimet e sigurisë në Evropë

24 shtator 2025 | 19:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në kuadër të vizitës së saj në Nju Jork.

Diskutimet, siç tha Osmani, u fokusuan te “mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit.”

”Diskutim produktiv me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në New York, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit. E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në…