Osmani takohet sërish me Escobarin: Shpreha përkushtimin e palëkundur në marrëdhëniet me ShBA-të

02 shkurt 2022 | 14:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot sërish me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se pret me padurim rritjen e bashkëpunimit me ShBA-në në fushat me interes të përbashkët.

“U takuam sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur në marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak sot përfundojnë vizitën treditore në Kosovë. Dy diplomatët me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës ishin takuar në ditën e parë të vizitës. Ata nesër do e fillojnë vizitën e tyre në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart është i sigurt që ylli…