Osmani takoi shefat e grupeve parlamentare, kërkoi konsensus rreth nismës legjislative për pandeminë

05 maj 2020 | 18:16

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje sërish shefave të grupeve parlamentare që të arrijnë konsensus dhe mos t’i bllojnë nismat legjislative për pandeminë.

Thirrja e saj ka ardhur gjatë një takimi konsultativ të kryekuvendares me shefat e grupeve parlamentare.

“Megjithatë, përkundër insistimit nga ana e Kryetares së Kuvendit, aktualisht nuk është arritur konsensus ndërmjet subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Qëllim i këtij takimi ka qenë diskutimi për nismën legjislative e kryetares së Kuvendit për krijimin e hapësirës së domosdoshme ligjore me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë COVID – 19, si dhe për dy nismat e parlamentare të PDK-së lidhur me masat ekonomike pas pandemisë.

Kjo iniciativë e Kryetares së Kuvendit u riaktualizua pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastit KO61/20, përmes së cilit ia rikujton Kuvendit detyrimin “qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcaktojë mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-1”. (A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli do të rikthehet gjatë këtij muaji edhe në shtetin…