Osmani takon Dua Lipën dhe Yllka Gashin në Uashington

10 nëntor 2021 | 11:27

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në ShBA, dhe gjatë kësaj vizite ka realizuar edhe një takim me skenaristen dhe regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, film që është duke u shfaqë në Amerikë.

Ky film ka bërë bashkë një numër të madh të grave të Kosovës, të cilat janë të suksesshme në fusha të ndryshme.

Në një fotografi shihen bashkë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këngëtarja e suksesshme botërore Dua Lipa, Blerta Basholli e cila po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Zgjoi”, dhe Yllka Gashi, figura kryesore e këtij filmi, e cila për rolin e saj tashmë ka marrë disa çmime të mëdha ndërkombëtare.

Të katër gratë duken mjaftë elegante, të cilat edhe kanë zgjedhur të vishen me ngjyrë të zezë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) zhvillohen dy ndeshje në Art Motion Superligën…