Sonte përballen Prishtina – Bashkimi

10 nëntor 2021 | 11:22

Sot (e mërkurë) zhvillohen dy ndeshje në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, në kuadër të xhiros së dhjetë.

Trepça, e cila është lidere e elitës me shtatë fitore dhe dy humbje do të përballet me Dritën, që ndodhet në fund të renditjes me nëntë humbje në nëntë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit. Sfidë shumë më interesante pritet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe katër humbje, andaj pritet një përballje interesante dhe rivalizuese. Në këtë edicion, fitore shënoi Prishtina në Prizren pas dy vazhdimeve me rezultat 104-105.

Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 dhe Rahoveci – Peja, rezultatet do të regjistrohen pasi të përballen në Ligën Unike.

SUPERLIGA – Java 10

Të mërkurën takohen:
17:00 Trepça – Drita
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 (Rezultati i Ligës Unike)
Rahoveci – Peja (Rezultati i Ligës Unike)

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve shtesë për…