Osmani takon edhe Kusari-Lilën

03 korrik 2025 | 16:28

Presidentja Vjosa Osmani takimin e radhës në përpjekje për zhbllokimin e ngërçit politik në Kuvend, ka realizuar me kryetaren e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.

“Foto nga takimi i presidentes Osmani me kryetaren e partisë Alternativa, znj. Mimoza Kusari-Lila”, ka njoftuar Presidenca.

Presidentja më herët gjatë ditës ka takuar edhe kryetarin e partisë Demokratska Stranka Bošnjaka, Rasim Demiri, kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, kryetarin e Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hodža, kryetaren e Nova Demokratska Stranka, Emilija Redžepi, kryetaren e Socijaldemokratska Unija, Duda Balje, kryetarin e Iniciativës së re Demokratike të Kosovës, Elbert Krasniqi, kryetarin e Kosova Demokratik Türk Partisi, Fikrim Damka, kryetarin e Partisë Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Nenad Rašić dhe kryetarin e Partisë Guxo, Faton Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 2…