Osmani takon këshilltarin special të Trumpit, falënderon SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës
19 prill 2026
| 11:26
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka takuar këshilltarin Special të presidentit Trump, Massad Boulos.
Ajo ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Administratës Trump për Kosovën, përfshirë edhe për ftesën e SHBA-ve që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes.
“Shpreha gjithashtu shpresën time që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.



