Osmani takon Trumpin: Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm

27 shtator 2025 | 09:09

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në ShBA presidentin Trump.

Ajo ka falënderuar presidentin Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë.

Osmani ka theksuar se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore”.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe! Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Vokshi Nallbani,…