Osmani: Të drejtat e pacientëve duhet të jenë prioritet i përhershëm

27 maj 2020 | 14:34

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtues të Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve.

Në takim u diskutua për angazhimin e kësaj shoqate dhe atë institucional për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Osmani i ka cilësuar të drejtat e pacientëve të drejta themelore dhe ka thënë se duhet të jenë prioritet gjatë gjithë kohës, jo vetëm në situata pandemie.

“Është me rëndësi të avancohet çështja e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve, posaçërisht kur është në pyetje privatësia”, ka thënë Osmani.

Ajo i ka njoftuar drejtuesit e PRAK-ut me nismat legjislative për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19 dhe ka theksuar se shëndetësia do të jetë prioritet edhe pas periudhës së pandemisë.

Ndërkaq PRAK-u ka kërkuar përfshirjen në grupe punuese për nismat legjislative për shëndetësinë dhe potencuan nevojën për rritjen e buxhetit për shëndetësinë.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Ideja e formimit të një shteti shqiptar…