Heroi Fadil Vata edhe në burgjet jugosllave përçonte mesazhin e lirisë, të qëndresës dhe të unifikimit për çlirimin e Kosovës

27 maj 2020 | 14:28

Shkruan: Izmi Zeka

Ideja e formimit të një shteti shqiptar ka ekzistuar që herët apo shkruar më thjesht dy koncepte që e kanë përcjellë lëvizjen çlirimtare ishin lufta dhe diplomacia politike në etapa të ndryshme historike.
Në këtë rast nuk do të trajtoja këto dy segmente pasi duhet një analizë shkencore dhe e gjerë me të cilën do të duhej të merrej një akademi e tërë, e me vite të tëra.
Nga ky kontekst kohor po marrë shkas që si një historian i vockël dhe një vrojtues i ngjarjeve prej viteve ’80-ta e këtej të spikas disa pikëpamje të idesë dhe filozofisë çlirimtare të Fadil Vatës.
Fadil Vataj i përket një filozofie në rrafshin kombëtar që bashkon dijen me veprimet konkrete e që si rezultat do të kenë çlirimin kombëtar. Idealizmi dhe formësimi i Fadilit shikuar nga veprimtaria intelektuale dhe kombëtare ruan vijimësinë e ideologëve që nga prijataret e rilindjes kombëtare shqiptare të shekullit XIX, Lidhjes së Prizrenit, Lidhjes së Pejës e deri të shumë figura historike siç ishin Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Bajram Curri, Azem Bejta e deri te Adem Demaçi si programues i lirisë së shqiptarëve.
Nga ky rreshtim heroi i sotëm përdallim nga filozofia e shtrembër shtetërore të asaj kohe dhe shumë të tjerë ai në konsistencë ruajti tri shtylla të rëndësishme që e bëjnë të veçantë veprimtarinë e tij të kohës.
Niveli i ngritjes intelektuale që ishte parametër i rëndësishëm për të njohur rrjedhat ndërkombëtare; Qartësia politike dhe ideja e veprimeve humane e njerëzore në kohë okupimi dhe; Ideja e pakompromis me të gjitha mjetet si politike, luftarake për të arritur synimin jo vetëm të tij por të gjithë shqiptarëve.

No description available.
Edhe pse në moshë të re edukimi familjar, leximi i literaturës qoftë edhe bashkëkohore të kohës ishin shtylla tjetër ku Fadil Vataj do të formësohet në rrugën historike deri në vdekje.
Historia jonë kombëtare që nga Skënderbeu njeh figura të rëndësishme dhe përpjekje të njëpasnjëshme për t’u çliruar dhe për të qenë të lirë në një shtet të bashkuar herë me ndërprerje e me veprime që nganjëherë edhe nuk iu kanë përshtatur rrethanave dhe vlimeve të kohës. Por përpjekjet kanë vazhduar në vazhdimësi duke ruajtur kohezioni politik dhe atdhetar.
Letërsia dhe historia botërore e kohës dhe ajo shqiptare ishte njëra nga shtyllat kryesore që Fadil Vatës i kishin dhënë dimensionin e një dijetari të pakompromis në lirinë universale që ishte baza nga ku edhe duhej të zhvillohej një populli siç ishte populli shqiptar.
Jo rastësisht po i marrë dy komponentë tek Fadil Vata siç ishte niveli intelektual dhe ai kombëtar.
Dija që paraqet vizionin dhe njohjen në thellësi të rrethanave dhe politikave ndërkombëtare dhe e mishëruar me luftën për çlirim ishin argumenti më i fuqishëm për të ruajtur dhe vazhduar përpjekjet për çlirim kombëtar.
Heroi i sotëm Fadil Vata edhe në burgjet jugosllave përçonte mesazhin e lirisë, mesazhin e qëndresës dhe unifikimin e popullit drejtë një rrugë që kishte ruajtur vazhdimësi me shekuj.
Portretizimi i figurës së Fadil Vatës nga kjo distancë kohore ruan natyrshëm konceptin bashkëkohor të shtetit dhe zhvillimin e tij.

No description available.

Për të skicuar në një masë figurën e Fadilit po nxjerr një pjesë të publikimit për Fadil Vatën nga Nezir Myrtaj, intelektual, i burgosur etj: “Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor serb e ta largonte atë që këtej; Pa bij të mençur, të vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur; Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj”.
Thënë qartë edhe sipas Nezir Myrtaj, Fadili barte me përgjegjësi frymën, dijen, guximin dhe formatin e ideusit të lirisë së Kosovës edhe nga aspekti historik, politik dhe strategjik. Figura e tij përmbyll në konsistencë distancat historike duke ruajtur frymën e individualizuar në një tërësi të veprimit dialektik në lirinë universale.

No description available.
Fadili bindjet e tij politike e kombëtare i shprehte hapur edhe në kazamatet serbe. Ai në një revistë serbe kishte theksuar: “Jam i lumtur që jam shqiptar dhe sot para jush përgjigjem për një vepër të tillë. Jam i lumtur që nuk i përkas rinisë suaj të zhytur në alkool, drogë e prostitucion, por i përkas rinisë shqiptare të pastër si loti, që dijen dhe angazhimin e bënë për lirinë e popullit shqiptar…”,
Fadili i pajisur me dije dhe njohuri në qëndrimet e tij ishte i qartë dhe nuk kishte hamendje në atë që kërkonte populli i Kosovës qoftë edhe me çmimin e jetës. Ai njihte mirë historinë kombëtare, përpjekjet, luftërat botërore të cilat në të shumtën e rasteve kishin lënë anash zhvillimin dhe bashkimin e shqiptarëve në një shtet, ruante kohezioni politik duke i përshtatur rrethanave të kohës por duke ruajtur koherencën dhe vijën kombëtare.

No description available.

(Vijon nesër)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Francës ka njoftuar se mjekët në këtë vend…