Osmani thekson rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Luksemburgun në fushën e mbrojtjes

03 korrik 2025 | 14:11

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim ministren e Mbrojtjes të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Yuriko Backes.

Gjatë takimit, presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Forcave të Armatosura të Luksemburgut në kuadër të misionit të KFOR-it, duke vlerësuar lart përkushtimin e këtij vendi në promovimin e paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin.

Po ashtu, presidentja ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e Luksemburgut ndaj Zyrës së Presidentes në përmbushjen e objektivave të përbashkëta strategjike, si dhe për iniciativat e presidentes në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si komponent thelbësor për forcimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta.

Ajo gjithashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut përmes projekteve zhvillimore në Kosovë.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë strategjike të përkrahjes së mëtejshme nga Luksemburgu për procesin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe organizatat ndërkombëtare, duke theksuar vlerat e përbashkëta demokratike dhe rolin që luan Kosova si një faktor i qëndrueshëm i stabilitetit në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmi i hidhur për vdekjen e Diogo Jota-s ka tronditur…